Ata që qanë për murin e Berlinit, u kthyen me plumba kundër atdhetarëve të LDK-së në Kosovë

Shkruan: Halil GECI

Prej grevistëve për komunizmin në Berlin, në komandantë që na quajtën tradhtarë, na vranë dhe sot hiqen “heronj” të lirisë.

Më 9 nëntor 1989, ndërsa bota festonte rrëzimin e Murit të Berlinit – fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re demokratike – disa shqiptarë nga Kosova hynë në grevë urie në Gjermani.

Jo për të kërkuar liri për Kosovën, por për të protestuar pse po binte simboli i komunizmit.

Këta ishin grupet marksiste-leniniste të LPK-së, enveristë fanatikë, të lidhur me shërbime të huaja anti-shqiptare.

Ata që qanë për komunizmin në 1989, në vitin 1999 u kthyen si komandantë të luftës.

Në vend se të luftonin për liri, e përdorën luftën për pushtet.

I quajtën “tradhtarë” ata që besonin në demokraci dhe aleancën me Amerikën.

I frikësuan, i përndoqën dhe i vranë atdhetarët e LDK-së dhe përkrahësit e presidentit Rugova.

Pas luftës, kapën shtetin, vodhën Kosovën dhe u vetëshpallën “çlirimtarë”.

Ata që protestuan për komunizmin – na vranë për miqësinë me Perëndimin.

Ata që s’e deshën lirinë në Berlin – na e ndalën lirinë në Prishtinë.

Sot disa prej tyre janë në Hagë, të akuzuar për krime dhe dhunime ndaj shqiptarëve.

Të tjerët – jaranat e tyre – ende sundojnë me maskën e “çlirimtarit”.

Dhe për këtë, populli vazhdon të paguajë çmimin:

-Për një luftë që u përdor për plaçkë.

-Për një çlirim që u shndërrua në pushtet të brendshëm.

-Për një shtet që nuk u ndërtua me zemër, por u përdor si bankë private.

Historia duhet të shkruhet me të vërtetën. Jo me rrena. Jo me gjak në duar.

Ata që qanin për Murin e Berlinit – na lanë me lot e gjak në Kosovë. Dhe na e morën fytyrën në Hagë.


Go to TOP