Rama: 60 pajisje bujqësore për fermerët e Prishtinës, nesër shpërndahen edhe 30 tjera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot janë shpërndarë 60 pajisje bujqësore për fermerët e kryeqytetit, në kuadër të mbështetjes për sektorin e bujqësisë.

Ai theksoi se ky është një hap konkret për të ndihmuar punën dhe mundin e fermerëve, duke forcuar kështu ekonominë lokale dhe jetën në zonat rurale të Prishtinës.

Rama gjithashtu njoftoi se nesër do të shpërndahen edhe 30 pajisje të tjera, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të komunës për zhvillimin e bujqësisë.

“Do të vazhdojmë të investojmë në këtë sektor jetik për komunitetin tonë,” tha ai. /Kosova.info/


Go to TOP