KQZ miraton rekomandimin për çregjistrimin e dy subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çregjistruar sot Partinë Republikane për Ndryshime (PRN) dhe Shpresa Demokrate-SHD.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit të Zyrës për çregjistrimin e dy partive politike, me këtë rast me 7 vota për, një kundër janë çregjistruar: Partia Republikane për Ndryshime-(PRN) dhe Shpresa demokrate-SHD.
Subjektet politike për çdo vit obligohen që më së voni më 31 mars të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, formularin për vazhdimin e regjistrimit.
