Futbolli thyen kufijtë e politikës, flamuri i Kosovës ngrihet në Beograd
Jo rrallëherë atë që nuk e bën politika e bën sporti.
Serbia nuk e njeh Kosovën, por flamuri i saj sot është në Beograd pranë flamujve të 54 anëtareve të tjera të UEFA-s.
Në Beograd po mbahet Kongresi i UEFA-së, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pranë flamuri të Kosovës në kryeqytetin serb.
Në Kongresin e UEFA-s, futbolli ka dhënë një tjetër provë se është shumë hapa para politikës, një forcë e madhe, e cila mund të përcjellë mesazhe që asnjë tjetër fushë nuk arrin dot.
