Ilazi shprehu ngushëllime familjes së policit të vrarë, Muhamed Lika

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, i mka shprehur ngushëllme familjes së policit Muhamed Lika, njëherësh veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili humbi jetën në ngjarjen e mbrëmshme tragjike në Kaçanik.

“Të tronditur nga ngjarja e fundit tragjike në Kaçanik, ku humbi jetën polici, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Muhamed Lika. Me këtë rast në emër tim dhe të institucioneve komunale, ndajmë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët nga Policia e Kosovës dhe gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e mbarë Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e Ilazit.

Kryetari Ilazi uron që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, ka humbur jetën, mbrëmjen e së martën, pas një sulmi në hyrje të shtëpisë së tij në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. /Kosova.info/

Go to TOP