Çitaku: Çdo mëngjes zgjohemi me lajme tronditëse, shteti po dështon

Ish-ambasadorja dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante të sigurisë në vend, pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës në hyrje të shtëpisë së tij.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Çitaku ka theksuar se qytetarët po jetojnë nën frikën e dhunës dhe krimit, ndërsa institucionet që duhet të garantojnë sigurinë janë të paralizuara.

“Kjo nuk është më thjesht mungesë rendi, kjo është alarm kombëtar. Shteti po dështon para syve tanë çdo ditë, çdo orë,” ka shkruar ajo duke kërkuar masa të menjëhershme për të rivendosur sigurinë publike.

Sipas Çitakut, çdo ditë pa veprim institucional është një ftesë për më shumë dhunë dhe pasiguri. “Nuk ka më kohë për deklarata boshe. Duhet veprim. Duhet përgjegjësi. Duhet të rikthehet shteti,” ka përfunduar ajo. /Kosova.info/

Go to TOP