Goditet për vdekje nga automjeti një këmbësor në Bresje

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një automjet, sot në orët e mbrëmjes në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka bërë të ditur se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 21:00. 

“Rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë – Pejë, te semaforët në fshatin Bresje është shkaktuar një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi (M/K). Rruga Prishtinë – Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, ka bërë të ditur Hoxha. 


Go to TOP