Kurti viziton BIK-un, uron për Fitër Bajram

Kryeministri Albin Kurti vizitoi Baskësinë Islame të Kosovës dhe uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Pas pritjes nga myftiu Naim Tërnava, Kurti uroi sa më shumë dashuri, paqe dhe begati.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson dhe e çmon lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosoëvs në të gjitha etapat e zhvillimit, përparimit dhe rezistencës.  Urime dhe gëzuar! Për hajr Bajrami, Zoti kabull agjëruesve! Një mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës që ndihmon të varfrit “, tha kreu i qeverisë Kurti. 

Kurti theksoi se në këtë pranverë përkujtojmë 37 dëshmorët që vijnë nga imamët e Kosovës.

“Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja”, tha Kurti. /Kosova.info/


Go to TOP