Kanosi policët, arrestohet i dyshuari në Deçan
Një person është arrestuar në Deçan pasi ka refuzuar identifikimin dhe gjatë arrestimit ka kanosur policët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte refuzuar identifikimin dhe i njëjti gjatë arrestimit ka kanosur zyrtaret policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia. /Kosova.info/
