Eklipsi i pjesshëm i diellit u vërejt në hemisferën veriore të Tokës
Eklipsi i pjesshëm i Diellit është parë sot në Hemisferën Veriore. Kulmi i eklipsit u arrit rreth mesditës kur hëna mbuloi 24% të Diellit. Ky fenomen u vërejt në hemisferën veriore të Tokës, në mesditë Hëna mbuloi 24% të Diellit
Një eklips i pjesshëm i Diellit është shfaqur në hemisferën veriore të tokës shtunën e 29 marsit.
Në Shtetet e Bashkuara, në disa pjesë, ky eklips është dukur sikur një agim i dyfishtë i diellit pasi eklipsi ka përkuar me lindjen e diellit.
Eklipsi i pjesshëm i diellit është parë edhe në vendet e ndryshme të Evropës. Eklipsi i pjesshëm pikun e arriti rreth mesditës kur 24% e diellit u mbulua nga hëna. /RTK/
