Osmani kujtoi 26-vjetorin e masakrës së Izbicës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Izbicës, tha se mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë.

“Kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës sonë, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes. Ndaj sot kujtojmë 26 vjetorin e masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë”, ka thënë Osmani.

Ajo është shprehur se në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, viktimat civile regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi në  varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë.

E para e shtetit ka thënë se masakrat gjithandej Kosovës i kemi edhe si kërkesë të përhershme për drejtësi.

“Kujtimin për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbajmë gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për 147 të vrarët në Izbicë!”. /Kosova.info/


Go to TOP