Sulm në Amsterdam, pesë persona të plagosur
Pesë persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në qendër të Amsterdamit, në Holandë. Një i dyshuar është arrestuar, por motivet janë ende të paqarta, ka raportuar “BBC”.
Policia holandeze ka thënë se zona që përfshinë sheshin Dam është rrethuar për hetim mjeko-ligjor dhe një helikopter i emergjencave është thirrur. Policia holandeze po ashtu ka thënë se nuk ka detaje për gjendjen e të plagosurve, ndërsa motivi i incidentit mbetet i paqartë.
Deri tani nuk ka detaje rreth gjendjes së të lënduarve.
Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanw imazhe të ngjarjes të incidentit t’i dorëzojnë si dëshmi.
