KEK mirëpret rizgjedhjen e Valdrin Krasniqit dhe anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar për rizgjedhjen e z. Valdrin Krasniqi si Kryesues i Bordit të Drejtorëve dhe të znj. Merita Kasapolli si anëtare e Bordit të Drejtorëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, KEK ka mirëpritur anëtarët e rinj të bordit, z. Shpëtim Zharku dhe znj. Filloretë Gashi-Sadiku, duke vlerësuar kontributin që pritet të sjellin në zhvillimin dhe inovacionin e korporatës.
Në këtë rast, KEK ka shprehur falënderim për anëtarët që kanë përfunduar mandatin e tyre, duke e vlerësuar kontributin e dhënë për suksesin e ndërmarrjes.
Sot është mbajtur mbledhja konstituive e Bordit të Drejtorëve të KEK, ku janë shqyrtuar çështjet kyçe të qeverisjes së korporatës, përfshirë konstituivin e bordit dhe raportimin mujor mbi aktivitetet e KEK nga Kryeshefi Ekzekutiv (U.D.).
Bordi i ri ka nisur punën me përkushtim dhe angazhim të plotë për të siguruar qeverisjen e duhur të korporatës, në përputhje me Ligjin për ndërmarrjet publike dhe standardet ndërkombëtare të qeverisjes korporative. /Kosova.info/
