Letra e vogëlushes që preku zemrat e besimtarëve në natën e 27-të të Teravisë

Një moment prekës ka ndodhur në një xhami gjatë natës së 27-të të Teravisë, kur një letër e shkruar nga një vajzë e vogël, Rejana, u gjet nga besimtarët.

Në mesazhin e saj të sinqertë drejtuar Zotit, ajo shkruan: “O Allah, inshaAllah ma pranon agjërimin, ruaj babin dhe mamin, motrat e mia dhe ata me sindromën Down.”

Letra e saj ka prekur zemrat e të pranishmëve, duke reflektuar pastërtinë dhe dashurinë e një zemre fëmijërore.

Besimtarët që lexuan mesazhin e vogëlushes i janë bashkuar lutjes së sa, duke uruar që Allahu ta ruajë dhe ta bekojë Rejanën e vogël, si dhe të shërojë të gjithë ata që janë në vështirësi. /Kosova.info/


Go to TOP