Një shtëpi e re për një mik besnik: Ardi adopton një qen nga Strehimorja e Kryeqytetit

Një histori e bukur vjen nga Strehimorja e Kryeqytetit, ku Ardi, një dashamirës i madh i kafshëve, ka vendosur të bëhet pjesë e ndryshimit duke adoptuar një qen që kishte nevojë për një shtëpi të re.

“Pas kapjes, sterilizimit dhe trajtimit mjekësor, qeni tashmë është gati për një jetë të re plot dashuri dhe përkujdesje pranë pronarit të tij të ri. Ky është një shembull frymëzues për të gjithë qytetarët që duan të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë në Prishtinë”, ka shkruar i pari i kryeqytetit Përparim Rama.

Ai ka thënë se, në Strehimoren e Kryeqytetit ndodhen ende shumë qen që presin të adoptohen. Institucionet dhe organizatat e mirëqenies së kafshëve inkurajojnë qytetarët që të ndjekin këtë shembull dhe të ofrojnë një shtëpi për një mik besnik.

Adoptimi shpëton jetë – bëhu edhe ti pjesë e ndryshimit! /Kosova.info/


Go to TOP