Rama: Sporti, zemra e Prishtinës – konferencë me federatat dhe universitetin për zhvillimin e sportit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, organizoi sot konferencën e parë sportive në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Basketbollit, Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit.

Gjatë konferencës, Rama theksoi rëndësinë e sportit si një mjet edukimi, bashkimi dhe frymëzimi për kryeqytetin. “Sporti nuk duhet të shfrytëzohet, por të fuqizohet përmes politikave të duhura dhe investimeve strategjike,” u shpreh ai.

Në këtë kuadër, kryetari njoftoi për rinovimin e sallave sportive në shkolla dhe krijimin e standardeve të reja infrastrukturore për zhvillimin e sportit. Një tjetër hap i rëndësishëm është themelimi i Asociacionit të Klubeve të Prishtinës, i cili pritet të forcojë organizimin dhe mbështetjen për klubet sportive në kryeqytet.

Kjo iniciativë synon ngritjen e kapaciteteve sportive dhe rritjen e rolit të edukimit në sport duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm për sportistët e rinj dhe komunitetin sportiv në përgjithësi. /Kosova.info/

Go to TOP