Të mërkurën ndeshja Tereza – Samadrexha, të enjten tri të tjera

Tereza – Samadrexha është ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën prej orës 20:00 në Obiliq. Skuadra nga Samadrexha është favorite për të bërë vend në gjysmëfinale.

Tri ndeshjet tjera çerekfinale janë të enjten.

Nga ora 16:30 është derbi i qytetit mes Ferizajt dhe Kastriotit. Nga ora 20:00 janë takimet Vushtrria – Besa dhe Istogu – Shqiponja.

Ferizaj, Vushtrria dhe Istogu janë favoritë, por Kastrioti, Besa e Shqiponja do të bëjnë përpjekje maksimale për të bërë vend në turneun final të Kupës së Republikës së Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP