Deponohen 500 euro false në Fushë Kosovë
Një rast i deponimit bankar të parave të falsifikuara ka ndodhur në Fushë Kosovë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar një monedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Monedha e dyshuar është konfiskuar, teksa rasti vazhdon të jetë në hetime. /Kosova.info/
