Tudor nis zyrtarisht epokën e tij te Juventus
Igor Tudor ka nisur zyrtarisht aventurën e tij si trajner i Juventus, duke u rikthyer në klubin ku luajti për shtatë sezone dhe shërbeu si ndihmës i Andrea Pirlo në edicionin 2020-21.
Kroati ka arritur në Torino të dielën mbrëma dhe është paraqitur në qendrën sportive Continassa për takimin e parë me drejtuesit e klubit.
Pas vizitave mjekësore në JMedical, Tudor e ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore si trajner i Juventus. Agjenti i tij, Anthony Seric, e ka konfirmuar se trajneri kroat është i kënaqur me këtë mundësi. Ai ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube, me një pagë prej 500 mijë eurosh neto plus bonuse të lidhura me ecurinë e tij në kompeticionin në Shtetet e Bashkuara.
Nëse Juventus arrin kualifikimin në Champions League, kontrata e Tudor do të rinovohet automatikisht deri më 30 qershor 2026 me një pagë të dyfishuar. Megjithatë, klubi do të ketë mundësinë të tërhiqet nga marrëveshja deri në fund të korrikut 2025.
