Kurti për përvjetorin e Betejës së Gllogjanit: Heroizëm që frymëzoi luftën për liri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot 26-vjetorin e Betejës së Gllogjanit, një nga momentet kyçe të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe.

“Më 24 mars 1998, njësitë policore serbe sulmuan fshatin Gllogjan të Deçanit duke synuar të shkatërrojnë njërën nga qendrat më aktive të rezistencës. Por, ata u përballën me një qëndresë të pashembullt të komanduar nga Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët zmbrapsën sulmin duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut,” ka shkruar Kurti.

Ai përmendi sakrificën e Gazmend Mehmetajt, Agron Mehmetajt dhe Himë Haradinajt, të cilët ranë dëshmorë në këtë betejë, si dhe përkushtimin e familjes Haradinaj dhe luftëtarëve të tjerë që mbrojtën kullat e Gllogjanit si simbole të qëndresës kombëtare.

“Rezistenca e Gllogjanit tregoi vendosmërinë e popullit të Kosovës për liri dhe çlirim nga pushtuesi serb. Lavdi dëshmorëve të kombit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut!”, përfundoi Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP