Një 66 vjeçar theret me thikë në Mitrovicë

Mbrëmë rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë, ka ndodhur një incident.

Policia konfirmoi se bëhet fjalë për therje me thikë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahit, sqaroi se një person ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.

Bazuar në të dhënat fillestare, i lënduari është 66 vjeçari me inicialet J.S.

Policia ka identifikuar të dyshuarin i cili edhe më tej ndodhet në arrati.


Go to TOP