Rama fton qytetarët të adoptojnë qen nga strehimorja e kryeqytetit: Një shembull frymëzimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët të adoptojnë qen nga Strehimorja e Kryeqytetit duke ndarë historinë e një familjeje që ka ndërmarrë këtë hap. Gëzimi dhe Sofia kanë vendosur të adoptojnë një qen nga strehimorja dhe tashmë janë kthyer në një shembull frymëzimi për të gjithë dashamirësit e kafshëve.

Sipas Ramës, qentë endacakë, pasi kapen nga ekipet e specializuara, iu nënshtrohen kontrolleve rutinore dhe janë të gatshëm për adoptim. Ai theksoi se procesi është i lehtë dhe ftoi qytetarët të ndjekin hapat e Gëzimit dhe Sofias për të dhuruar një shtëpi dhe dashuri për një mik besnik.

Në Strehimoren e Kryeqytetit aktualisht ndodhen edhe shumë qen të tjerë që po presin një familje. Kryetari Rama i ka ftuar të gjithë të interesuarit të vizitojnë strehimoren dhe të bëhen pjesë e këtij misioni human. /Kosova.info/


Go to TOP