Makina del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Gjilan, shoferi shpëton me lëndime të lehta

Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:30 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Llabjan.

Sipas informacioneve të para, një veturë e tipit Seat me targa 06 është rrokullisur disa herë dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Për fat të mirë, shoferi ka shpëtuar me disa gërvishtje dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa autoritetet po hetojnë rastin për të përcaktuar rrethanat e sakta. /Kosova.info/


Go to TOP