Hendboll, Ukraina me epërsi ndaj Kosovës pas pjesës së parë
Kombëtarja e Kosovës në hendboll po përballet me vështirësi të mëdha në ndeshjen kundër Ukrainës, e vlefshme për fazën e tretë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Pas përfundimit të pjesës së parë, Ukraina kryeson me rezultat të thellë 18-8.
Kosovës ka pasur vështirësi të mëdha në mbrojtje dhe sulm, duke lejuar kundërshtarët të diktojnë ritmin e lojës. Ukraina e ka shfrytëzuar këtë avantazh për të krijuar një epërsi të konsiderueshme para pushimit.
Kjo përballje vjen vetëm disa ditë pasi Kosova kishte arritur një fitore dramatike ndaj Ukrainës me rezultat 31:30.
