A është vërtetë Kosova shtet laik?
Shkruan: Gjon KEKA
Gjersa nuk del një pasardhës i vërtetë me tipare të Gjergj Kastriotit e t’i marrë gjërat në duar si duhet, Kosova do të vazhdojë të udhëhiqet nga renegat dhe mbetje që duke ngrënë iftare islamike ta bëjnë Kosovën një “komb kosovar” pa të kaluar dhe pa të ardhme.
Duke e ditur që Kosova sipas kushtetutës është shtet laik, asnjë pushtetar nuk duhet të hyjë në petka ideologjik fetar apo të preferojë një ideologji fetare aq më tepër një ideologji fetare që e la një pushtues sikur ishte pushtuesi otoman me shpat në dorë duke shkaktuar vuajtje, persekutime ,përndjekje të popullit dardano-arbëror.
Ata që thonë se ideologjia islamike është pranuar pa dhunë ,le të mësojnë nga historia dhe dëshmitë e saj tronditëse, po ashtu le të mësojnë nga migrimi i shumë arbërorëve nga trojet tona pas vdekjes së Gjergj Kastriotit të cilët u vendosën në Itali sot arbëreshët të cilën për ta ruajtur besimin, identitetin dhe qenien e tyre arbërore europiane u detyruan të migronin, po ashtu edhe arbanasit e Zarës që ruajtën traditat dardane-arbërore etj.
Sot, Kosova i ngjanë më shumë një vendi që udhëhiqet nga sulltanët e vegjël vegla si satelit të politikës neootomane dhe duan ta bëjnë Kosovën vend islamik që në të ardhmen e afërt nuk do të mund të integrohet me një njollë të tillë në familjen e saj të natyrshme europiane.
Tani kur shoh se si nuk ka mbet fushë pa i futë hundët ideologjia islamike në shtetin e Kosovës ,sepse udhëheqësit e saj janë sulltanë të vegjël ,mbetje otomane që nuk punojnë për një Kosovë dardane dhe europiane, por për një Kosovë me imazh islamik, kjo është e tmerrshme dhe turp i madh për imazhin e Kosovës. Do të ishte vetëvrasje historike ,kombëtare dhe shtetërore shndërrimi i Kosovës në një shtet të tillë me petk të ideologjisë islamike, aq më tepër do të ishte mallkimi më i madh në histori. Veshja me petkun e ideologjisë islamike është vetëvrasje kombëtare, shtetërore dhe e të ardhmes së Kosovës.
Dhe për fund për t’i dhënë vulë gjithë kësaj, në një shtet laik sikur është Kosova ,një udhëheqës apo pushtetar i saj nuk do të duhej të merrte pjesë në asnjë manifestim ideologjik fetar(as katolike, as islamike e as ndonjë ideologjie fetare tjetër ),as preferenca tjera ,sepse një udhëheqës i vërtetë e vizionar e me identitet duhet ta respektoj kushtetutën dhe të qëndroj larg nga ideologjitë fetare dhe preferencat për ta.
