Përleshje në fshatin Ujmir, 6 persona të lënduar, 3 prej të cilëve me thikë
Gjashtë persona janë lënduar gjatë një përleshjeje që ka ndodhur në fshatin Ujmir, në komunën e Klines.
Sipas informacionit të policisë, tre nga të lënduarit janë goditur me thikë, ndërsa për tre të tjerët ende nuk dihen detaje të plota.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për RTKlive se lidhur me rastin janë informuar rreth orës 19:50. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Dy prej të lënduarve janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
