Policia ndalon në Kaçanik një person për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka ndaluar një person për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës në Kaçanik.
“Dje njësia e hetimeve e stacionit policor në Kaçanik, gjatë një kontrolli të realizuar në fshatin Semajë, ka ndaluar një automjet të tipit xhip me targa vendore, i drejtuar nga personi B.Sh., 41 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu dhe gjashtë fishekë”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
I dyshuari, sipas policisë është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore.
Prev Post
Rama uron Ditën e Verës
