Përfundon vizitën te babai i sëmurë, Thaçi largohet nga QKUK-ja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën te babi i tij në QKUK. Ai është larguar nga klinika ku prej disa javësh po qëndron i shtrirë babai i tij.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili qëndroi mbi tri orë për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së, ka dalë nga kjo klinikë, derisa jashtë është pritur me brohoritje të shumta nga ata që ishin mbledhur për ta parë nga larg.

Thaçi i ka përshëndetur ata, duke e ngritur dorën lartë.

Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në këtë klinikë, jashtë, në oborrin e QKUK-së kanë qëndruar forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. 

Gjykata Speciale sot i ka lejuar Hashim Thaçit një vizitë humanitare në Kosovë, për të parë babanë e tij, i cili është në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Go to TOP