Ekipi i SHBA-së është në rrugë drejt Rusisë, për planin e armëpushimit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ekipi amerikan është në rrugë drejt Rusisë, për të diskutuar planin e armëpushimit të Ukrainës, e cila u pajtua për një armëpushim 30-ditor të martën pas bisedimeve me SHBA-në që ishte takimi i parë zyrtar midis dy vendeve që nga përplasja publike Trump-Zelensky.
Presidenti Trump thotë se kishte marrë “mesazhe pozitive” në lidhje me potencialin e një armëpushimi ndërsa përfaqësuesit e Uashingtonit po shkojnë në Rusi pikërisht ndërsa ai po fliste” për të diskutuar propozimin.
“Shpresojmë se ne mund të marrim një armëpushim nga Rusia… kjo do të ishte 80% e rrugës për të përfunduar këtë gjakderdhje të tmerrshëme” ka deklaruar,” trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin irlandez.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se “topi është me të vërtetë në fushën e tyre [Rusisë]”, duke theksuar se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës ishte përmes negociatave. Ukraina u pajtua për një armëpushim 30-ditor të martën pas bisedimeve me SHBA-në që ishte takimi i parë zyrtar midis dy vendeve që nga përplasja publike Trump-Zelensky.
Pas arritjes së marrëveshjes, Presidenti Ukrainas ka thënë se “gjithçka varet nga Rusia”, duke i bërë thirrje Moskës t’i përgjigjet propozimit.
Kremlini të mërkurën tha se ishte në pritje të detajeve nga Uashingtoni në lidhje me një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, ndërsa burime të larta të Moskës thanë se një marrëveshje do të duhej të merrte parasysh përparimet e Rusisë dhe të adresonte shqetësimet e saj. Tani për tani Rusia thotë se është duke “studiuar deklaratat”
Por sulmet ndaj Ukrainës vazhduan gjatë natës dhe në mëngjes, sipas autoriteteve rajonale, ku një person u vra dhe shtatë u plagosën në një sulm me raketa në Kryvyy Rih, qytetin e lindjes së Volodymyr Zelensky. Tutje më në jug, në qytetin port të Odesa-s, katër persona – të cilët ishin shtetas sirianë – u vranë ndërsa Rusia sulmoi një anije mallrash për në Algjeri që po ngarkohej me grurë.
