Bayern dhe Inter në çerekfinale, Liverpool-PSG shkon në vazhdime

Bayern Munich ka siguruar një vend në çerekfinale të Champions League. Gjithashtu edhe Inter. Ndërsa ndeshja Liverpool – Paris Saint Germain ka do ta sqarojë fituesin pas vazhdimeve.

Bayern ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Bayer Leverkusen, duke e mposhtur me rezultat 2-0. Golat e Harry Kane (52′) dhe Davies (71′) e kanë vulosur fitoren e bavarezëve, të cilët kanë krijuar një rezultat të përgjithshëm 5-0.

Ndërkohë, Inter e ka eliminuar Feyenoord, pas një fitore 2-1 në ndeshjen e kthimit. Thuram (8′) dhe Calhanoğlu (51′) kanë shënuar për italianët, ndërsa Moder (42′) ka realizuar golin e vetëm për holandezët. Inter ka kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Në Liverpool, dueli mes “The Reds” dhe Paris Saint-Germain nuk është mbyllur pas kohvs së rregullt. Pas fitores minimale të Liverpool në ndeshjen e parë, sonte ishte PSG që ka triumfuar 1-0, falë golit të Dembele (12′), duke e çuar takimin në vazhdime.

Më herët Barcelona ka dalur fituese ndaj Benfica, ndërsa ndeshjet e tjera zhvillohen nesër. 


Go to TOP