Aksident mes tri veturash në Skënderaj, lëndohen pesë persona
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Skënderaj. Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë ai.
Prev Post
S’gabon Reali, mund Vallecanon
