Zjarr në Veternik, dyshohet për pakujdesi
Zjarri ka kapluar një pjesë të lagjes Veternik në Prishtinë.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, ka konfirmuar për RTKlive se ekipet e zjarrfikësve janë në terren, në përpjekje që ta shuajnë zjarrin.
“Ekipet janë duke e shuar zjarrin. Është zjarr fushor. Këto zjarre zakonisht janë nga pakujdesia”, ka thënë ai.
