Syla: Kosovës i nevojitet lidershipi i Behgjet Pacollit në këtë kohë dramatike globale
Gazetari dhe diplomati Donat Syla ka vlerësuar se zhvillimet dramatike në glob, të cilat pritet ta afektojnë edhe Kosovën, kërkojnë një lidership me përvojë dhe vizion.
Ai ka thënë se në këto rrethana, vendit i duhet eksperienca e Behgjet Pacollit në një pozitë të rëndësishme shtetërore duke kujtuar se ish-kryeprokurorja e Hagës, Carla del Ponte, në vitin 2014 e kishte cilësuar Pacollin si president ideal për Kosovën.
“Nuk do të ketë lojë kalamajsh e ledhatime. Të njëjtën gjë e thashë edhe sonte në emision”, ka deklaruar Syla.
Deklarata e tij po vjen në një kohë kur krizat globale dhe sfidat politike kërkojnë qasje serioze dhe udhëheqësi me përvojë në menaxhimin e situatave të ndërlikuara. /Kosova.info/
