Aktakuzë për vrasje në tentativë ndaj një të pandehuri
Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri me inicialet P.B., me datë 20.12.2024, rreth orës 09:30 minuta, në rrugën “D” Brekoc – Gjakovë, me dashje dhe me armë zjarri ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin Gj.B.
“Si shkak i një mosmarrëveshje pronësorë të mëhershme, e cila mosmarrëveshje ka vazhduar edhe ditën kritike, kur i dëmtuari shkon të bisedoj më të pandehurin që të merren vesh, pasi të njëjtit takohen tek rrethoja e oborrit të pandehurit, fillimisht fjalosen dhe për një moment i pandehuri nxjerr nga brezi pistoletën e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm, kur i dëmtuari i vëren armën të pandehurit fillon të largohet me vrap, e gjatë ikjes i pandehuri nga prona e tij, hip në themelin e rrethojës e mbi rrethojë në një distancë rreth 3 metra shtënë në drejtim të dëmtuarit, ku e godet në regjionin e poshtëm të shpinës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Tutje thuhet se me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasja në tentative”.
Në aktakuzë theksohet se i pandehuri ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën, në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par.1.1 Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës, dhe me këto veprime ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Kosova.info/
