Sekuestrohen prona mbi 1 milion euro ndaj G.G., i dyshuar për mashtrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar pasuri në vlerë mbi 1 milion euro ndaj të pandehurit G.G., i cili po hetohet për veprën penale “Mashtrimi” sipas nenit 323, paragrafi 4 të Kodit Penal të Kosovës.

Në kuadër të hetimeve, janë ngrirë 166 parcela në komunat e Novobërdës dhe Graqanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë, për të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprimtarive të paligjshme.

Prokuroria ka bërë të ditur se rasti ndodhet në fazën finale të hetimeve, ndërsa ka ftuar të gjithë të dëmtuarit nga kjo çështje të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e plotë të rastit. /Kosova.info/


Go to TOP