13 raste të vjedhjeve dhe 9 të dhunës në familje për një javë në Ferizaj

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, 10 prej të cilave kanë qenë në Ferizaj, dy në Shtime dhe një në Kaçanik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar edhe nëntë raste të dhunës në familje, shtatë prej tyre në Ferizaj dhe dy në Shtërpcë.

“Realizimi i urdhëresave të gjykatës Policia ka arrestuar 75 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP