U nda nga jeta i mbijetuari i masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Ka vdekur njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale të Drenasit dhe veprimtarët e dokumentimit të luftës.

“Dëshmitarët po ikin nga kjo botë më një pikë në zemër, dëshira e Bashkimit ishte që t’i shoh kriminelët serb në burgje të dënuar për krime lufte, por kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe Bashkimi iki nga kjo botë pa ju realizuar kjo dëshirë”, ka shkruar Esat Shala, një nga dokumentuesit e luftës, në Facebook.

Deliu në kohën e luftës kishte qenë 21 vjeçar. Ai kishte mbetur civili i vetëm në lagje gjatë granatimeve, të cilit i duhej të kujdesej për babanë e tij Fazliun, 94 vjeçar.


Go to TOP