Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira kalimtare
Në Shqipëri sot parashikohet mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -2 deri 9°C;
Në zonat e ulëta 0 deri 16°C;
Dhe në bregdet 5 deri 16°C.
Prev Post
Dita Botërore e Shkrimtarëve
