Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të dyshuarin me iniciale A.L., për shkak të dyshimit të veprës penale, “Ushtrimi i ndikimit”.
Sipas kësaj prokurorie, ndaj të dyshuarit, do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale A.L., për shkak të dyshimit të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartpërmendur, do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. /Kosova.info/
