Grenell: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë
Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell, ka uruar të gjithë miqtë në Kosovë, 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Por ai në këtë përvjetor nuk ka lënë pa përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi, që sipas tij po mbahet padrejtësisht në Hagë.
“Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, shkroi ai.
Sipas tij, evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit.
“Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, tha ai duke përmendur edhe ish prokurorin Jack Smith. /Kosova.info/
I wish all my friends in #Kosovo a joyous and safe celebration on the 17th anniversary of their independence.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 17, 2025
However, this milestone is overshadowed by a grave injustice. The founding father of Kosovo’s statehood, President Hashim Thaçi, should be celebrating today in Pristina…
