Maliqi: Ballkani mes tensioneve globale-nevoja për stabilitet dhe konsensus politik

Telefonata e mbrëmshme mes senatorit amerikan Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka ndezur spekulime mbi përgatitjet për një samit mes SHBA-së dhe Rusisë. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur një takim urgjent të hënën në Paris me liderët kryesorë evropianë nga Gjermania, Britania, Polonia dhe vende të tjera për të diskutuar përgjigjen e BE-së ndaj politikave të Donald Trump.

Analisti Agon Maliqi paralajmëron se Ballkani mund të gjendet përballë një situate delikate, ku SHBA dhe BE mund të ndjekin agjenda jo detyrimisht të përputhshme, por shpesh garuese.

Në këtë kontekst, ai thekson se vendet e rajonit nuk e kanë luksin e polarizimit politik, të jostabilitetit dhe të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja.

Maliqi bën thirrje për një formulë konsensusi që do të rikthente politikën e jashtme në një drejtim më të qartë, duke shmangur përplasjet e brendshme që kanë karakterizuar vitet e fundit.

“Në një kohë kur fuqitë globale po ripozicionohen, Ballkani duhet të tregojë maturi dhe unitet për të shmangur destabilizimin dhe për të siguruar një rol të qartë në arkitekturën gjeopolitike të së ardhmes”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP