Miftaraj: Kosova ka nevojë për liderë me guxim, jo për frikacakë që i shmangen përgjegjësisë

Ehat Miftaraj ka kritikuar qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj kërkesave ndërkombëtare, duke theksuar se për katër vite vendi ka shmangur obligimet, duke dëmtuar raportet me SHBA-në dhe BE-në.

Sipas tij, reputacioni i Kosovës ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm dhe vendi ka nevojë për liderë me guxim politik për të përballuar sfidat, edhe me koston e votave elektorale.

Ai shtoi se pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi, dhe se në kohë të vështira dallohen ata që sakrifikojnë për të mirën e shtetit nga ata që dezertojnë nga detyrat e tyre. /Kosova.info/

Go to TOP