Vita Krasniqi nga Shtimja fiton turneun regjional të shahut, kualifikohet për garat republikane

Vita Krasniqi, një talente e re nga Shtimja, ka triumfuar në turneun regjional të shahut për klasat e nënta, duke siguruar një vend në garat republikane së bashku me grupin e saj.

Edhe pse e re në moshë, Krasniqi ka treguar aftësi të jashtëzakonshme strategjike në lojën e shahut duke e dominuar konkurrencën në këtë nivel.

Pas fitores, ajo u shpreh e emocionuar për arritjen e saj.

“Shahu nuk është vetëm lojë, por një sfidë mendore ku çdo lëvizje ka peshë. Jam e lumtur për këtë fitore dhe e motivuar për garat republikane.”

Me këtë sukses, Vita Krasniqi konfirmon talentin e saj dhe shpreson për një paraqitje të fortë në garën kombëtare.


Go to TOP