Aksident tragjik në Carralevë, vdes një 42-vjeçar nga Suhareka

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Carralevë, ku një veturë është përplasur me një autobus. Si pasojë, ka humbur jetën shoferi i veturës, një 42-vjeçar nga Suhareka.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Sipas informatave nga Policia Rajonale e Prizrenit, rreth orës 19:00 është konfirmuar se aksidenti ka qenë me fatalitet. Si pasojë, shoferi i veturës, J. G., mashkull rreth 42 vjeç nga Suhareka, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”,ka deklaruar Byryqi. 

Në vendngjarje ndodhen ekipet policore, përfshirë patrullën e Trafikut Rajonal-Prizren dhe eprorë nga Stacioni Policor Suharekë. 

Aktualisht, rruga Suharekë-Carralevë mbetet e bllokuar.


Go to TOP