Berisha: Zgjedhjet ishin të manipuluara, votat e AAK-së janë zbehur qëllimshëm

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ngritur shqetësime mbi procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke pretenduar se zgjedhjet nuk ishin demokratike, por të manipuluara me qëllim.

Sipas tij, rezultati që i është atribuuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me 7.46% të votave, nuk pasqyron realitetin, pasi në disa zona votat e partisë figurojnë si zero, ndërsa subjektet tjera, si Balli Kombëtar dhe komuniteti ashkali, kanë shënuar rritje të pazakontë.

“Lus të gjitha KQZ-të lokale dhe komisionarët që të evidentojnë dhe reagojnë për këto manipulime. Për këtë jam shumë i bindur se Aleanca ka më shumë vota sesa që po na pasqyrojnë,” ka deklaruar Berisha.

AAK pritet të analizojë më tej procesin dhe të kërkojë verifikim të votave për të adresuar këto pretendime. /Kosova.info/

Go to TOP