Kovac parasheh përballje të vështirë me Sporting

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, e ka vlerësuar si një sfidë të vështirë përballjen ndaj Sporting Lisbon në fazën “play-off” të Champions League. 

Dy skuadrat luajnë sonte aktin e parë në kryqytetin portugez. 

“Do të përballemi me një ekip të fortë”, ka deklaruar Kovac para ndeshjes. “Të jesh i pari në Portugali nuk është e lehtë, që do të thotë se cilësia e tyre është shumë e lartë.”

Sporting, lider i kampionatit portugez, është i njohur për lojën e tij të organizuar dhe sulmuese, çka e bën këtë përballje një test të vështirë për Dortmund.

“Është një ekip që luan futboll nga mbrojtja deri në sulm. Për ne, kjo do të thotë që duhet të kemi kujdes ndaj aftësive teknike të tyre dhe të jemi të përqendruar për nëntëdhjetë minuta”, ka shtuar trajneri kroat. 

Për Dortmundin, ndeshja e parë është jetike për të siguruar një rezultat pozitiv dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në raundin tjetër.

“Kjo është vetëm pjesa e parë e dy ndeshjeve”, ka theksuar Kovac. “Duam të arrijmë një rezultat pozitiv për të pasur një mundësi të mirë për të kaluar në raundin tjetër”.


Go to TOP