Bilall Sherifi propozon qeverinë e opozitës: Abdixhiku kryeministër
Aktivisti i çështjes kombëtare dhe politike, Bilall Sherifi, ka ndarë një propozim për qeverinë e mundshme nëse partitë opozitare do të merrnin pushtetin. Ai sugjeron që Lumir Abdixhiku të jetë kryeministër, ndërsa për disa ministri kyçe ka përmendur emra të njohur nga radhët e opozitës.
Sipas Sherifit, Bedri Hamza duhet të drejtojë Ministrinë e Financave për shkak të ekspertizës së tij, Ramush Haradinaj të marrë Ministrinë e Mbrojtjes për arsyet e njohura për publikun, ndërsa Fatmir Limaj të udhëheqë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për shkak të përvojës së tij në qeverisje.
“Ky është mendimi im personal dhe do ta mbrojë edhe në mbledhjen e kryesisë kur kjo temë të vihet në diskutim,” ka deklaruar ai duke sinjalizuar një debat të mundshëm brenda opozitës për strukturën e një alternative qeverisëse. /Kosova.info/
