Osmani e pikëlluar për tragjedinë në Gjakovë: Dhimbje e papërshkrueshme për humbjen e tre fëmijëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e saj për humbjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët humbën jetën si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.

Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik, ndërsa familjet e viktimave po përballen me një dhimbje të pamasë. Presidentja Osmani ka theksuar se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë dhimbje, duke shprehur solidaritetin e saj me familjarët e fëmijëve të ndjerë.

“Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhimbjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër,” tha Osmani.

“Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”, ka shkruar presidentja Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP