Konjufca: E dhimbshme humbja e tre të miturve në Jabllanicë, kërkoj hetim të plotë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre të mitur. Ai e ka cilësuar këtë ngjarje si jashtëzakonisht të dhimbshme dhe ka kërkuar një hetim të thelluar për zbardhjen e plotë të rastit.
“Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës. Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit,” ka deklaruar Konjufca.
Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave, duke u lutur që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
“Në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta,” ka shtuar ai. /Kosova.info/
