Gjilani dhe Drin Ymeri ndajnë rrugët
Gjilani dhe mesfushori Drin Ymeri kanë ndërprerë bashkëpunimin, pasi klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje për të përfunduar kontratën me mirëkuptim.
Njoftimi është bërë nga skuadra e qytetit me të njëjtin emër.
“Gjilani dhe Drin Ymeri e kanë mbyllur bashkëpunimin. Klubi dhe futbollisti kanë gjetur mirëkuptim për të përfunduar mardhëniet kontraktuale. Ymeri iu bashkua Gjilanit në fillimin e edicionit dhe gjatë kësaj periudhe ka dëshmuar profesionalizëm dhe vlera të larta sportive. Të gjithë te Gjilani e falenderojnë Drin Ymerin për angazhimin të cilën e ka treguar gjatë qëndrimit në skuadër dhe i urojnë suksese në të ardhmen e tij profesionale”, ka njoftuar Gjilani. /Kosova.info/
